Ndërlidhjet

Ministri britanik pranon marrëdhënien me punëtore seksi


John Whittingdale

John Whittingdale

Sekretari për kulturë i Britanisë, John Whittingdale, ka mohuar se marrëdhënia me një grua, e cila ka dalë të jetë punëtore seksi, ka ndikuar vendimet e tij në postin aktual.

Katër gazeta kanë mësuar për marrëdhënien e tij, e cila ka ndodhur para se Whittingdale të bëhej pjesë e kabinetit, por ato kanë vendosur të mos e publikojnë historinë.

Whittingdale ka thënë se ka përfunduar marrëdhënien me të marrë vesh se gruaja ka qenë punëtore seksi, në shkurt të vitit 2014.

Qeveria britanike ka thënë se Whittingdale “është beqar, me të drejta për jetë private” dhe se ai e ka besimin e plotë të kryeministrit David Cameron.

John Whittingdale ka marrë postin e sekretarit për Kulturë, Media dhe Sport qysh në maj të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG