Ndërlidhjet

Hartmann: Vendimi për Sheshelin manipulon të kaluarën


Florence Hartmann
Florence Hartmann

Vendimi i Gjykatës së Hagës për të liruar ultra-nacionalistin serb, Vojisllav Sheshel, manipulon tërësisht të kaluarën dhe anulon faktet e vërtetuara në rajonin e ish-Jugosllavsië, thotë për Radion Evropa e Lirë Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte.

Hartmann thotë se vendimi do të ketë ndikim edhe në të ardhmen, sepse lë të kuptohet se nuk do të ketë pasoja kriminale, nëse dikush bën thirrje për dhunë dhe vrasje masive.

“Shesheli tani ka rrugën hapur për të fituar mjaft deputetë në Kuvendin e Serbisë”, thotë Hartmann.

Më 31 mars, Gjykata e Hagës ka konstatuar se Sheshel nuk është fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që lidhen me luftërat në Ballkan në vitet 1990.

Sheshel, i cili ka qenë zëvendëskryeministër në regjimin e Millosheviqit, është akuzuar për nxitje të urrejtjes etnike me retorikë të zjarrtë kundër myslimanëve dhe kroatëve.

Lexoni edhe këtë:

Thirrjet për “Serbinë e Madhe” janë kriminale

XS
SM
MD
LG