Ndërlidhjet

Mustafa: Përkushtimi i qeverisë solli rritjen ekonomike


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se përkushtimi i plotë i qeverisë së tij për të pasur në fokus zhvillimin ekonomik, ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë rezultate të fuqishme.

Mustafa, duke cituar shifrat e Bankës Botërore, ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë, për vitin 2015, ka arritur në 3.6 përqind.

Sipas Mustafës, kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vendet tjera të rajonit.

“Është shumë e rëndësishme se rritja ekonomike për vitin 2015 është e nxitur nga investimet, duke lënë në plan të dytë konsumin, që vazhdimisht në vitet e fundit gjeneronte rritjen. Rol tejet të rëndësishëm në rritjen ekonomike kanë pasur edhe investimet e huaja direkte, të cilat për vitin 2015 arritën në 324 milionë euro”, ka shkruar Mustafa në Facbeook.

XS
SM
MD
LG