Ndërlidhjet

logo-print

Disa të lënduar nga luftimet në Ukrainë


Ushtria ukrainase

Ushtria ukrainase

Ushtria ukrainase njofton se tetë ushtarë të saj janë lënduar gjatë luftimeve me separatistët pro-rusë në lindje të vendit, gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, tha sot se të gjithë ushtarët janë lënduar në rajonin e Donetskut, ku 53 “sulme të ashpra” janë regjistruar gjatë ditës së djeshme.

Lysenko tha se janë shënuar 29 incidente nga granatimet përreth Mariupolit, një qytet strategjik në brigjet e Detit Azov. Nuk ka pasur raporte për të lënduar nga këto incidente.

Lajmet vijnë në kohën kur po ngriten shqetësime lidhur me shkeljet e armëpushimit në lindje të Ukrainës, ku luftimet në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë lanë të vrarë më shumë se 9,000 persona që nga prilli i vitit 2014.

XS
SM
MD
LG