Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizia me kryeministër të ri


 Sooronbai Jeenbekov - Kryeministri i ri i Kirgizisë

Sooronbai Jeenbekov - Kryeministri i ri i Kirgizisë

Parlamenti në Kirgizi ka votuar në favor të caktimit të Sooronbai Jeenbekov si kryeministër i ri i vendit.

Sooronbai Jeenbekov u tha ligjvënësve, para votimit të sotëm, se qeveria e tij do të fokusohet në luftën kundër terrorizmit, sikurse edhe në zgjidhjen e problemit të demarkacionit me shtetet fqinje.

Jeenbekov do ta zëvendësojë Temir Sariev, i cili dha dorëheqje me 11 prill, pasi disa anëtarë të parlamentit akuzuan kabinetin e tij për korrupsion.

Dorëheqja e Sarievit vjen disa ditë para se një komision parlamentar do t’i prezantojë rezultatet e hetimit lidhur me një projekt për ndërtimin e një rruge, i cili është ndalur për shkak të akuzave për mitmarrje.

XS
SM
MD
LG