Ndërlidhjet

Me vezë kundërshtohet vendimi i Ivanovit


Me vezë kundërshtohet vendimi i Ivanovit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00

Protestuesit në Maqedoni kanë gjuajtur vezë në drejtim të zyrave të presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov, menjëherë pasi ai mori vendimin për t’i amnistuar politikanët dhe personat e tjerë që akuzohen për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime të tjera të jashtëligjshme. Protestuesit u mblodhën në Shkup, mbrëmjen e 12 prillit. Ata u përplasën me policinë dhe kërkuan dorëheqjen e Ivanovit. Ndërkohë, në një pjesë tjetër të qytetit, policia krijoi një kordon para zyreve të partisë në pushtet. Protestuesit në vazhdimësi bënin përpjekje për të depërtuar, por pa sukses. Vitin e kaluar, opozita maqedonase kishte akuzuar kryeministrin e mëhershëm, Nikolla Gruevski, dhe bashkëpunëtorët e tij për përgjimin e më shumë se 20 mijë njerëzve, përfshirë gjyqtarë dhe gazetarë.

XS
SM
MD
LG