Ndërlidhjet

logo-print

Salla e sulmeve të Parisit hapet në nëntor


Lule të vendosura para sallës së koncerteve Bataclan të Parisit, në nder të viktimave

Lule të vendosura para sallës së koncerteve Bataclan të Parisit, në nder të viktimave

Salla e koncerteve në Paris, në të cilën u vranë 90 njerëz në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga sulmet terroriste, pritet të hapet në muajin nëntor të këtij viti.

Lajmin e konfirmuan sot menaxherët e sallës, të cilët thanë se salla do të hapet me një seri koncertesh.

Këngëtari britanik Pete Doherty dhe ylli nga Senegali, Youssou N'Dour, bashkë me bendin e tij, pritet të mbajnë koncerte në këtë sallë më 16, respektivisht me 18 nëntor, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

XS
SM
MD
LG