Ndërlidhjet

logo-print

Çollaku në Strasburg thotë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim


Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, pas takimit me euro-komisionerin,Johannes Hahn, 13 prill 2016

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, pas takimit me euro-komisionerin,Johannes Hahn, 13 prill 2016

Ministria e Integrimeve Evropiane njofton se ministri Bekim Çollaku, gjatë vizitës së tij zyrtare në Strasburg, ka zhvilluar sot takime të ndara me komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, si dhe zëvendëspresidenten e Parlamentin Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Në njoftim thuhet se temë diskutimi e këtyre takimeve ishte avancimi i agjendës evropiane të Kosovës, dhe në veçanti përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Gjatë takimeve ministri Çollaku nënvizoi se institucionet e Kosovës kanë përmbushur obligimet e përcaktuara për heqjen e vizave, dhe se tani janë në pritje të një vendimi meritor nga ana e institucioneve të BE-së, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tutje në njoftim thuhet se gjatë takimeve u diskutua edhe për hyrjen në fuqi dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe se bashkëbiseduesit vlerësuan përpjekjet e përbashkëta të cilat sollën në nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të MSA-së, duke nënvizuar nevojën e zbatimit të obligimeve dhe reformave të parapara brenda afateve të përcaktuara.

XS
SM
MD
LG