Ndërlidhjet

Romero: Këshilli NATO-Rusi, për të parën herë në gati dy vjet


Takimi i parë i Kpshillit NATO-Rusi prej vitit 2014, është paraparë të mbahet më 20 prill në selinë e NATO-s në Bruksel, ka thënë sot zëdhënësja e aleancës, Carmen Romero.

Mëtutje, ajo ka theksuar se në agjendë të bisedimeve përfshihet lufta në pjesën lindore të Ukrainës dhe implementimi i plotë i marrëveshjes së Minskut, që synon sjelljen e përfundimit të përleshjeve të armatosura ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Zëdhënësja Romero ka theksuar se në këshill, po ashtu, do të diskutohet për aktivitetet ushtarake të NATO-s dhe Rusisë, me fokus në “transparencë dhe reduktim të rrezikut”, dhe për situatën e sigurisë në Afganistan dhe kërcënimet rajonale të terrorizmit.

Në këtë takim, Rusia do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në aleancën e NATO-s, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Ky takim do të jetë i pari prej qershorit të vitit 2014, kur NATO-ja i pezulloi të gjitha bashkëpunimet praktike me Moskën, për shkak të aneksimit ilegal të Krimesë në Ukrainë dhe mbështetjes për separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG