Ndërlidhjet

logo-print

Kritika të ashpra për presidentin e Maqedonisë


Johannes Hahn

Johannes Hahn

Komisionari për politikë të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka shprehur shqetësime për amnistinë e shpallur nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, duke theksuar se ajo nuk është në linjë me sundimin e ligjit.

“Shpallja e presidentit Ivanov për amnistinë për çdokend, në pikëpamjen time është diçka e papranueshme dhe nuk është në linjë me atë që unë e kuptoj si sundim të ligjit”, ka thënë komisionari Hahn në Bruksel për Radion Evropa e Lirë.

Mëtutje, ai ka vlerësuar se e gjithë situata “gjatë disa ditëve të kaluara është përkeqësuar realisht” dhe ka kërkuar nga liderët politikë “që t’u kththen negociatave dhe të fokusohen në zgjedhje korrekte dhe transparente”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup nëpërmjet një kumtese ka theksuar se lëvizja e Ivanovit “ngritë shqetësime serioze për përkushtimin e Maqedonisë për sundim të ligjit”.

Ambasadori amerikan, Jess Baily, në rrjetin Twitter ka shkruar se prokurorja speciale, që punon në rast dhe gjykatat e Maqedonisë, duhet të lejohen ta “kryejnë punën e tyre”.

Lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, ka kërkuar nga presidenti Ivanov që të paraqes dorëheqje dhe tha se vendimi i tij për ndaljen e të gjitha hetimeve penale lidhur me skandalin e përgjimit paraqet grushtshtet.

Partia WMRO-DPMNE ka kumtuar se “nuk kemi dyshime në qëllimet e tij të sinqerta dhe të mira, por ne dëshirojmë të shprehim mospajtim të madh me këtë lëvizje të tij”.

XS
SM
MD
LG