Ndërlidhjet

Obama: Shteti Islamik është në defensivë


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS, ISIL) në Siri dhe Irak, e ka vënë këtë grup në defensivë, duke e ngushtuar territorin e tij dhe duke i marrë në shënjestër liderët e lartë.

“ISIL-i është në defensivë dhe ne jemi në ofensivë”, tha zoti Obama, mbrëmë vonë, pas takimit me këshilltarët për siguri kombëtare në selinë e agjencisë CIA.

“Ne e kemi momentin dhe synojmë ta mbajnë këtë moment”, tha Obama.

Deri tash, janë ndërmarrë 11,500 sulme ajrore kundër caqeve të IS-it në Siri dhe Irak.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë sulmet kundër liderëve të IS-it.

“Çdo ditë liderët e IS-it zgjohen dhe e kuptojnë se mund të jetë zgjimi i tyre i fundit”, tha presidenti Obama.

Ai ka theksuar se përfundimi i luftës civile pesëvjeçare në Siri është madhore për disfatën e IS-it.

“Siç kam përsëritur, e vetmja mënyrë për ta shkatërruar ISIL-in në mënyrë të vërtetë është përfundimi i luftës civile në Siri, të cilën e ka shfrytëzuar ISIL-i”, tha Obama.

XS
SM
MD
LG