Ndërlidhjet

Në Krimenë e okupuar nga Rusia pezullohet këshilli i tartarëve


Pamje nga një vendbanim në Krime
Pamje nga një vendbanim në Krime

Prokuroria e Krimesë së okupuar nga Rusia ka urdhëruar pezullimin e këshillit që e përfaqëson minoritetin etnik të tartarëve në këtë rajon.

Ministria e jashtme e Ukrainës ka protestuar kundër kësaj mbylljeje duke e cilësuar si “shkelje të të drejtave fundamentale dhe lirive në gadishull”.

Tartarët përbëjnë afro 15% të popullatës së Krimesë me afro 2 milionë banorë. Tartarët gjërësisht e kanë kundërshtuar aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014.

Organizata Amensty International tha se vendimi për mbylljen e këtij këshilli sinjalizon valë të re të shtypjes kundër tartarëve të Krimesë.

XS
SM
MD
LG