Ndërlidhjet

Ukrainë: Partitë properëndimore pajtohen për qeverinë e re


Pamje nga një seancë e Parlamentit të Ukrainës

Pamje nga një seancë e Parlamentit të Ukrainës

Raportohet se dy partitë më të mëdha properëndimore në Ukrainë kanë arritur marrëveshje për qeverinë e re proevropiane, e cila do të udhëhiqet nga kryetari i parlamentit, Volodymyr Hroysman, aleat i presidentit, Petro Poroshenko, ka njoftuar mbrëmë vonë në rrjetin Twitter, një ndihmës i zotit Hroysman.

Kjo qeveri do ta zëvendësoj atë të udhëhequr nga kryeministri, Arseniy Yatsenyunk, i cili paraqiti dorëheqje më 10 prill, për shkak të një skandali për korrupsion dhe problemet që dolën nga lufta e qeverisë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.

Një zyrtar i lartë i Parlamentit të Ukrainës tha se kryeministri i ri dhe ministrat e tij formalisht do të shpallen gjatë ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG