Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Volodymyr Hroysman – kryeministër i ri


Volodymyr Hroysman

Volodymyr Hroysman

Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar propozimin që Volodymyr Hroysman të jetë kryeministër i ri i këtij vendi.

Duke folur sot para deputetëve ai ka theksuar se qeveria e tij nuk do të lejoj korrupsion dhe do të synoj forcimin e lidhjeve me Evropën.

“I kuptoj kërcënimet me të cilat ballafaqohemi. Veçanërisht dëshiroj t’i theksoj tri çështje: korrupsionin, qeverisjen joefektive dhe popullizmin, që nuk paraqesin më pak kërcënim se sa armiku në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Hroysamn, duke iu referuar separatisëve të mbështetur nga Rusia.

Më herët, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, deklaroi në parlament se luftimi i korrupsionit është çështje madhore për përmirësimin e klimës së investimeve në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG