Ndërlidhjet

Sllovaki: Kryeministri Fico në spital, e anulon vizitën në Çeki


Robert Fico
Robert Fico

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është pranuar sot në një spital në këtë vend për kontroll të paparaparë dhe e ka anuluar vizitën në Çeki, ka thënë zëdhënësja e tij, Beatrice Szaboova.

Zoti Fico e kishte anuluar paraqitjen e tij në një dëgjim në gjykatë të martën për shkaqe shëndetësore, megjithqë ai ka marrë pjesë në një mbledhje të djeshme të qeverisë pa ndonjë problem të dukshëm shëndetësor, raporton agjencia Reuters nga Bratisllava.

“Kryeministri i është nënshtruar kontrollit mjekësor në Institutin kombëtar të sëmundjeve kardiovaskulare”, tha zhëdhënësja, Beatrice Szaboova, dhe ka shtuar se “e kemi anuluar vizitën e sotme në Republikën Çeke për shkaqe shëndetësore”.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera.

Një zëdhënëse e spitalit tha se kryeministri Fico nukkishte ardhur me ndihmën e parë por me transportin e tij.

XS
SM
MD
LG