Ndërlidhjet

Putin: Turqia nuk është vend i sigurt meqë është në gjendje lufte


Vladimir Putin gjatë programit të sotëm televiziv me pyetje dhe përgjigje

Vladimir Putin gjatë programit të sotëm televiziv me pyetje dhe përgjigje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Turqia nuk është vend i sigurtë për udhëtarët rusë dhe se faktikisht është në gjendje të luftës civile.

Mëtutje, sot duke folur në emisionin e transmetuar në televizion të pyetjeve dhe përgjigjeve, Putin i ka akuzuar liderët e Turqisë se bashkëpunojnë me terroristët, e nuk luftojnë kundër tyre.

“Ne konsiderojmë se Turqia është miku ynë, por ne kemi probleme me disa politikanë, sjellja e të cilëve ishte jopërkatëse”, tha Putin.

Raportet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë janë përkeqësuar dukshëm prej se Turqia e rrëzoi një aeroplan ushtarak rus përgjatë kufirit turko-sirian, në nëntor të vitit të kaluar.

Ky aeroplan po kryente operacione në kuadër të ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri.

Ankaraja thotë se aeroplani luftarak rus e kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

XS
SM
MD
LG