Ndërlidhjet

Pakistan: Janë vrarë 6 policë dhe 24 janë rrëmbyer


Policia speciale e Pakistanit gjatë një operacioni
Policia speciale e Pakistanit gjatë një operacioni

Policia e Pakistanit thotë se 6 pjesëtarë të saj janë vrarë dhe 24 të tjerë janë rrëmbyer gjatë një ndërhyrjeje të policisë kundër një bande kriminale në provincën Punxhab, gjatë kësaj jave.

Policia ka njoftuar sot se po i vazhdon kërkimet për policët e rrëmbyer.

Autoritetet e rendit thonë se krimineli famëkeq, Chutto, ka dorë në këto rrëmbime. Aksioni i policisë ishte kryer pardje.

Policia tha se anëtarët e bandës, po ashtu, i kanë plagosur katër policë në përleshjet më 13 prill, derisa policia po zhvillonte kërkime për kolegët e rrëmbyer.

Më herët këtë muaj, policia pakistaneze e ka lansuar një ofensivë kundër militantëve dhe bandave kriminale në Puxhab, e veçanërisht në hapësirat e largëta të rajonit Raxhanpur, ku militantët dhe kriminelët për vite të tëra e kanë sfiduar qeverinë.

XS
SM
MD
LG