Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët e kanë vrarë një komandant policie


Ushtarët e Afganistanit në një pozicion në provincën Kunduz
Ushtarët e Afganistanit në një pozicion në provincën Kunduz

Militantët talibanë në Afganistan e kanë vrarë një komandant policie dhe shtatë persona të tjerë, përfshirë tri femra. Këto tri ferma ishin kalimtare rasti.

Komandanti i policisë rrugore në provincat veriore Tahar dhe Kunduz, Qahar Khurm Aabi, është vrarë sot në një pritë të talibanëve, së bashku me 4 truprojet e tij, tha policia.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga talibanët.

Pardje, talibanët thanë se e kanë lansuar një ofensivë pranverore për nder të liderit të ndjerë të lëvizjes talibane, Mullah Mohammad Omar.

XS
SM
MD
LG