Ndërlidhjet

logo-print

PE miraton qasjen në të dhënat e pasagjerëve


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti Evropian ka miratuar një sistem të përbashkët për policinë dhe zyrtarët e drejtësisë, për të pasur qasje në të dhënat e pasagjerëve në të gjitha fluturimet për dhe nga Bashkimi Evropian.

Kjo masë ka kaluar me 461 vota për dhe 179 kundër.

Zyrtarët anti-terrorizëm kanë kërkuar me vite Regjistrimin e Emrave të Pasagjerëve, duke thënë se shpërndarja e të dhënave do t’i ndihmojë ata të gjurmojnë iteneraret e dyshimta.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë dy vjet kohë për ta shndërruar masën në ligj kombëtar.

Këto të dhëna tashmë mblidhen nga kompanitë ajrore, por legjislacioni i ri përcakton rregulla të hollësishme për autoritetet kombëtare që të kenë qasje në to kur hetohet një krim serioz.

Sulmet terroriste në Paris dhe Bruksel kanë rritur mbështetjen për monitorim të tillë të të dhënave.

XS
SM
MD
LG