Ndërlidhjet

Koalicioni i Merkelit arrin marrëveshje për integrimin e migrantëve


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Migrantët që arrijnë në Gjermani, do të duhet të mësojnë gjuhën.

Sipas ligjit të ri për integrim, të propozuar nga koalicioni qeveritar, migrantëve po ashtu do t’iu përcaktohet vendi ku do të jetojnë.

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se marrëveshja e arritur parasheh “obligime për secilin”.

Legjislacioni për integrim do të jetë i pari në Gjermaninë e pasluftës.

Sipas marrëveshjes, migrantëve do t’iu jepen kurse të subvencionuara të gjuhës dhe trajnime për punë për t’i ndihmuar ata që të integrohen në jetën gjermane.

Ka po ashtu plane për t’i larguar barrierat në tregun e punës dhe për të krijuar 100,000 vende pune për azilkërkues.

Secili migrant që nuk pranon ofertën e ndihmës, mund të humbasë përfitimet dhe lejen e qëndrimit.

Marrëveshja është arritur pas disa orë bisedimesh midis bllokut konservator të Merkelit dhe Social-Demokratëve.

Vitin e kaluar, mbi një milion njerëz, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kërkuar azil në Gjermani.

XS
SM
MD
LG