Ndërlidhjet

Kanadaja synon të legalizojë vetëvrasjen e asistuar


Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Qeveria e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, ka dalë me ligjin për legalizimin e vetëvrasjes së asistuar.

Disa kanadezë kanë shprehur rezerva për shkak të besimeve fetare, por sondazhet e fundit kanë treguar se shumica dërrmuese – 85 përqind – mbështesin të drejtën për të vdekur.

“Plani që kemi vënë përpara, respekton zgjedhjen e kanadezëve dhe i ka të gjitha garancitë e nevojshme”, ka thënë Trudeau.

Ligji i propozuar nuk do të detyrojë mjekët apo infermierët të ofrojnë ndihmën për të vdekur dhe opsioni nuk do të jetë në dispozicion për të huajt.

Njerëzit me sëmundje psikiatrike dhe çrregullime mendore po ashtu do të përjashtohen nga ky ligj.

Projekt-ligji tani do të studiohet nga një komision dhe më pas do të votohet nga të dyja dhomat e Parlamentit.

Disa forma të asistimit të vdekjes nga mjekët janë legale në Belgjikë, Luksemburg, Holandë, Zvicër dhe në disa shtete të SHBA-së.

XS
SM
MD
LG