Ndërlidhjet

Praga shpejt mund të bëhet kryeqytet i “Çekisë”


Pragë
Pragë

Republika Çeke është e gatshme ta ndryshojë emrin në “Çeki”, për ta bërë më të lehtë për kompanitë dhe ekipet sportive që ta përdorin atë në prodhime dhe veshje.

Vendi do ta mbajë emrin e tij të plotë, por “Çekia” do të jetë emri i shkurtër zyrtar siç është “Franca” për “Republikën e Francës”.

Nëse miratohet nga Parlamenti, emri do të dërgohet në Kombet e Bashkuara.

Republika Çeke, ashtu si edhe Sllovakia, është formuar kur Çekosllovakia është ndarë në dy, në vitin 1993.

Disa nga eksportet më të njohura të vendit, si birra Pilsner Urquell, dhe ekipi i hokejit përdorin fjalën “çek” ("Czech").

Por, “çek” është mbiemër dhe nuk mund të përdoret si emër për vendin.

Disa çekë thonë se emri “Çekia” është i shëmtuar ose shumë i ngjashëm me “Çeçeninë”, republikën gjysmë-autonome të Rusisë.

XS
SM
MD
LG