Ndërlidhjet

SHBA: Sekretari Carter viziton aeroplanbartësin në Detin Jugor Kinez


Ashton Carter
Ashton Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, thotë se sot do ta vizitoj aeroplanbartësin e Shteteve të Bashkuara në Detin Jugor Kinez, lëvizje kjo që sigurisht se do ta zemëroj Kinën, që e ka filluar një prani të shtuar ushtarake në rajon.

Kjo vizitë në aeroplanbartësin, U.S.S. John C. Stennis, po bëhet një ditë pasi Carter ka shpallur ndihmë të re ushtarake për Filipinet, që ka shkaktuar protestë nga Kina.

Filipinet, poashtu, kanë pretendime territoriale në Detin Jugor Kinez.

Kina pretendon se pjesa më e madhe e këtij deti është pronë e saj dhe atje po ndërton ishuj artificialë.

Shpalljen për vizitë në aeroplanbartësin amerikan, zoti Carter e bëri gjatë fjalimit në një ceremnoi të mbyllur të përbashkët të ushtrimeve ushtarake Shtetet e Bashkuara – Filipinet, në kryeqytetin Manila.

XS
SM
MD
LG