Ndërlidhjet

Rusia e dënon raportin amerikan për të drejtat e njeriut


Pamje e Kremlinit në Moskë
Pamje e Kremlinit në Moskë

Rusia e ka denoncuar raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit për të drejtat e njeriut, në të cilin ashpër kritikohet ekspanzionizmi rus në Ukrainë dhe gjendja në liritë civile.

Konstantin Dolgov, nga Ministria e jashtme ruse, i angazhuar për të drejtat e njeriut, këtë raport e ka vlerësuar si dokument “urdhërues” i mbushur me “klishe” ideologjike dhe “stereotipe antiruse”.

Dolgov tha mbrëmë se Uashingtoni “përfundimisht” duhet të filloj zgjidhjen e “sasisë së madhe të problemeve në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë, dhe sundimit të ligjit, në vetë Shtetet e Bashkuara”.

XS
SM
MD
LG