Ndërlidhjet

SHBA: Joe Biden ka kërkuar implementim të reformave në Ukrainë


Joe Biden
Joe Biden

Shtëpia e Bardhë thotë se zëvendëspresidenti, Joe Biden, gjatë një bisede të djeshme telefonike, ka kërkuar nga kryeministri i ri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, që në mënyrë të përshpejtuar të implementohen reformat.

Zoti Biden i ka uruar kryeministrit Hroysman zgjedhjen në postin e ri dhe është shprehur se “ekipi i ri duhet të lëvizë shpejtë përpara” në programin e reformave me qëllim që të mbahet mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën, njofton Shtëpia e Bardhë.

Në këto reforma përfshihen plotësimi i përkushtimeve ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, implementimi i marrëveshjeve të Minskut, që synojnë përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, dhe konfirmimin e prokurorit të ri “të reformuar” të përgjithshëm, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, “e ka ripërsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për prosperitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

XS
SM
MD
LG