Ndërlidhjet

Kremlini kërkon falje për komentet e gabueshme të Putinit


Vladimir Putin duke folur para mediave pas emisionit të djeshëm televiziv

Vladimir Putin duke folur para mediave pas emisionit të djeshëm televiziv

Kremlini i ka kërkuar falje kompanisë investuese amerikan, Goldman Sachs, dhe gazetës gjermane, Suddeutsche Zeitung, për komentet e gabueshme nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në emisionin e djeshëm televiziv të pyetje-përgjigjeve, zoti Putin në mënyrë jokorrekte tha se gazeta gjermane ishte pronë e kompanisë amerikane, duke folur për atë se kush ka dorë në rrjedhjet e Letrave të Panamasë.

Gazeta gjermane, Suddeutsche Zeitung, ishte e para që i mori materialet për transferet e dyshuara financiare të disa prej njerëzve më të pasur dhe në postet më të larta në botë, përfshirë personat e afërt me Putinin.

“Ishte më tepër gabim i atyre që i përgatiten dokumentet për fjalimin, pra ishte gabimi im”, u tha sot reporterëve në Moskë, Dmitry Peskov, zëdhënës i zotit Putin.

Duke u shprehur për Letrat e Panamsë, Putini tha se “artikulli i parë për këtë çështje është paraqitur në Suddeutsche Zeitung, e cila është pjesë e korporatës mediale, që është pronë e kompanisë financiare amerikane, Goldman Sachs”.

Zëdhënësi Peskov tha se është kërkuar falje nga banka dhe nga gazeta.

XS
SM
MD
LG