Ndërlidhjet

Në Podgoricë digjen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë


Ilustrim
Ilustrim

Persona të panjohur, u kanë vënë flakën flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në qendër të Podgoricës. Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma, kurse flamujt e djegur ishin të vendosur para ambasadave të Kosovës deh Shqipërisë në Mal të Zi.

Lidhur me rastin, ka reaguar ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila ka dënuar djegien e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ivan Vuçiq, përgjegjës për komunikim me media në ministrinë e Jashtme të Malit të Zi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo Ministri e Jashtme bashkë me atë të Integrimeve Evropiane kanë shprehur keqardhje për këtë akt, që ka ndodhur pak metra larg ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Podgoricë.

“Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat, kurse organet kompetente do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në zbardhjen e rastit dhe zbulimin e akterëve”, ka thanë ai.

“Jemi të bindur që ngjarje të tilla nuk do të ndikojnë në raportet e mira bilaterale dhe miqësore ndërmjet shteteve tona “, ka theksuar Vuçiq.

Nga Ambasada e Shqipërisë nuk kishte ndonjë reagim pasi që ambasadori shqiptar menjëherë ka udhëtuar për në Tiranë. Kurse nga Ambasada e Kosovës nuk pasur ndonjë deklaratë.

XS
SM
MD
LG