Ndërlidhjet

Gjermania lejon ndjekjen e komikut që e përqeshi Erdoganin


Jaan Boeghmermann (djathtas) dhe Recep Tayyip Erdogan
Jaan Boeghmermann (djathtas) dhe Recep Tayyip Erdogan

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se Berlini e ka pranuar kërkesën e Ankarasë për ndjekjen e komikut gjerman, i cili e ka lexuar një poezi të ashpër në televizion, për presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

Turqia ka kërkuar që komiku, Jan Boeghmermann, të ndiqet për ofendim të shefit të shtetit të jashtëm. Sipas ligjit gjerman, qeveria e kancelares Merkel duhet të japë leje për ndjekje ligjore.

“Qeveria do ta japë autorizimin e saj në këtë rast”, u tha sot Merkel gazetarëve, dhe ka shtuar se u takon gjykatave të vendosin për fajësinë apo pafajësinë e komikut.

Megjithatë, Merkel, po ashtu, ka shpallur se Gjermania, deri në vitin 2018, do ta anuloj seksionin 103 të Kodit Penal, që rrallë herë është përdorë, për ofendimin e trupave ose përfaqësuesve të shteteve të jashtme.

XS
SM
MD
LG