Ndërlidhjet

Ukrainë: Prokurorët kërkojnë 15 vjet burg për dy shtetas rusë


Pamje e një pjese të qendrës së kryeqytetit Kiev në Ukrainë
Pamje e një pjese të qendrës së kryeqytetit Kiev në Ukrainë

Prokurorët në Ukrainë po kërkojnë dënim prej 15 vjetësh burg për dy shtetas të Rusisë, të akuzuar se kanë luftuar së bashku me separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.

Gjatë procesit në një gjykatë sot në kryeqytetin Kiev, prokurorët thanë se shtetasve rusë, Aleksandar Aleksandrov dhe Yevgeny Yerefeyev, duhet tu bllokohet çfarëdo pasurie që mund ta kenë në Ukrainë.

Aleksandrov dhe Yerefeyev përsëri i kanë hedhur poshtë akuzat. Ata i kanë tërhequr video-deklaratat e tyre me të cilat pranojnë se ishin aktivë në ushtrinë ruse, kur ata ishin zënë në rajonin Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës, në maj të vitit 2015.

Të dy shtetasit e akuzuar rusë thanë sot se ishin detyruar të jepnin deklarata të tilla.

Moska pretendon se këta dy shtetas nuk ishin pjesëtarë aktivë të forcave të armatosura, në kohën kur ishin arrestuar nga forcat e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG