Ndërlidhjet

BE dhe SHBA: Në Shqipëri të mos vonohen reformat


Pa mje nga Tirana

Pa mje nga Tirana

Parlamenti Evropian i ka tërhequr vërejtjen Shqipërisë që ta intensifikoj luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, para se të mund të bëhet progres i mëtejshëm në kandidaturën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Parlamenti Evropian tha se Shqipëria, anëtare e NATO-s, duhet t’i intensifikoj edhe reformat e drejtësisë, që janë madhore për progresin e mëtejmë për pranim në BE.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sot nga partitë politike në Shqipëri që të mos e vonojnë shumë pakon e kërkuar të reformave.

Në një deklaratë të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, thanë se të gjitha partitë politike “e bartin prëgjegjësinë kryesore” derisa kundërthëniet politike e kanë shtyrë miratimin e pakos së reformave të paraparë për fillimin e pranverës, ashtu siç kanë premtuar, raporton AP nga Tirana.

Uashingtoni dhe Brukseli ishin të përfshirë në propozimin e pakos së reformave, që fokusohen në luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet, e veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

XS
SM
MD
LG