Ndërlidhjet

logo-print

Valë e madhe migrantësh në Itali


Ilustrim

Ilustrim

Vala e migrantëve që arrijnë në Itali do të vazhdojë, ka paralajmëruar Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Afro 6,000 migrantë kanë arritur atje qysh të martën.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, numri i të ardhurve të rinj në Itali këtë javë ka qenë 173 përqind më i lartë se javën e kalaur, ndërsa në Greqi 76 përqind më i vogël.

Disa zyrtarë thonë se mbyllja e rrugës së migrantëve përmes Greqisë, ka shtuar fluksin në Itali.

Shumica e migrantëve atje kanë thënë se kanë arritur nga Libia.

Evropa po përballet me krizën më të madhe me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Vitin e kaluar, mbi 1 milion veta kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

XS
SM
MD
LG