Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje ministrja e Transportit e Belgjikës


Aeroporti i Brukselit në ditën e sulmeve, 22 mars 2016.

Aeroporti i Brukselit në ditën e sulmeve, 22 mars 2016.

Ministrja e Transportit e Belgjikës ka dhënë dorëheqje, pas akuzave se ka injoruar boshllëqet në sigurinë e aeroportit të Brukselit, përpara sulmeve të 22 marsit.

Një dokument konfidencial ka treguar se gabimet në siguri janë identifikuar nga inspektorët e Bashkimit Evropian në vitin 2015.

Ministrja Jacqueline Galant ka mohuar se ka parë raportin, i cili ka rrjedhur nga partitë opozitare.

Sulmet në aeroportin Zaventem dhe në një stacion të metrosë në Bruksel kanë lënë të vrarë 32 veta.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë i ashtuquajturi Shtet Islamik.

XS
SM
MD
LG