Ndërlidhjet

Ukrainës i kërkohet të zbatojë reformat me shpejtësi


Kryeministri i ri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman.
Kryeministri i ri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman.

Gjermania dhe Franca i kanë bërë thirrje kryeministrit të ri të Ukrainës, Volodymyr Hroysman, që të zbatojë me shpejtësi reformat ekonomike dhe Marrëveshjen e Minskut, që rregullon konfliktin me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e kanë përcjellë mesazhin përmes një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Dinamika e re e krijuar me ndryshimin e qeverisë duhet të përkthehet në rezultate të shpejta dhe konkrete”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar zyra e presidentit francez pas bisedës me Poroshenkon.

Parlamenti në Ukrainë ka miratuar Hroysmanin dhe kabinetin e tij më 14 prill, në përpjekje për t’iu dhënë fund muajve të pasigurisë politike dhe bllokimit të ndihmës së huaj.

Kryeministri i deritashëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka dhënë dorëheqje të dielën për shkak të ngecjes në reforma.

Qeveria e tij është akuzuar për mosveprim dhe korrupsion.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se do të ngrijë të gjitha paratë e ndihmës nëse Ukraina nuk i kryen reformat.

XS
SM
MD
LG