Ndërlidhjet

Papa Françesku arrin në Greqi


Papa Françesku në Greqi, 16 prill 2016
Papa Françesku në Greqi, 16 prill 2016

Papa Françesku ka arritur në Greqi, ku po viziton një qendër të refugjatëve. Kjo vizitë e Papës po konsiderohet si veprim i guximshëm për të shprehur solidaritetin me migrantët, çështja e të cilëve ka turbulluar politkën evropiane.

Vatikani tha se vizita e Papa Françeskut në ishullin Lesbos është krejtësisht humanitare dhe fetare për nga natyra, dhe se nuk ka qëllim që të jetë e natyrës politike apo kritikuese ndaj politikave të Bashkimit Evropian.

Ishulli grek ka pranuar me qindra mijëra azilkërkues, e shumë migrantë të tjerë kanë kaluar përmes këtij vendi. Lesbosi konsiderohet si një nga vendet që më së miri pasqyron krizën humanitare me të cilën po përballet Evropa.

Papa Grançeskut do i është bashkuar lideri shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në botë, Patriarku Bartholomew.

XS
SM
MD
LG