Ndërlidhjet

logo-print

Në Seul përkujtohen viktimat e tragjedisë me anije


Mbetjet e anijes, 16 prill 2014

Mbetjet e anijes, 16 prill 2014

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një aktivitet përkujtimor përgjatë Koresë së Jugut, në nderim të 304 njerëzve që vdiqën në një aksident me anije, para dy vitesh.

Policia thanë se rreth 2,500 njerëz u mblodhën sot në qytetin Ansan, ku jetonin shumica e viktimave.

Ceremonitë përkujtimore u zhvilluan edhe në Seul dhe në ishullin jugperëndimor të Jindos, në afërsi të vendit ku u fundos anija, tragjedi kjo që shokoi vendin.

Shumica e viktimave ishin studentë të rinj.

Pjesëmarrësit në këto aktivitete përkujtimore hodhën lule në oqean, lexuan poezi dhe lëshuan mijëra balona me ngjyrë të verdhë në ajër, në kujtim të viktimave.

Hetuesit fillimisht patën thënë se tragjedia ishte shkaktuar nga një gabim njerëz, për shkak të një ridizajnimi ilegal, por edhe nga stafi pa përvojë.

Kapiteni i anijes është duke e vuajtur dënimin e përjetshëm në burg, pas fundosjes së anijes.

XS
SM
MD
LG