Ndërlidhjet

logo-print

Kerry kërkon ndihmë nga Lavrovi për armëpushimin në Siri


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (djathtë) dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (djathtë) dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka kërkuar ndihmë nga ministri i Jashtëm i Rusisë, lidhur me qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për të ndalur shkeljet e armëpushimit atje.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Kerry i ka thënë Sergei Lavrovit përmes telefonit se “urgjentisht duhet” kërkuar nga Assadi që t’u bindet rregullave të armëpushimit.

Kirby u ka thënë gazetarëve se veprimet e qeverisë siriane në dhe rreth qytetit të Aleppos po përkrahen nga sulmet ajrore të Rusisë.

Sipas tij, Kerry i ka thënë Lavrovit se ‘Shtetet e Bashkuara presin nga Rusia që të kërkojë nga regjimi që t’u bindet rregullave të armëpushimit dhe se SHBA do të punojë me opozitën, për ta bërë të njejtën gjë.”

XS
SM
MD
LG