Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon testet raketore të Koresë së Veriut


Ilustrim

Ilustrim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar testet e fundit raketore të Koresë së Veriut, për të cilat zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se kanë përfunduar në dështim katastrofal.

Në një rezolutë, e cila kaloi të premten, Këshilli paralajmëroi se përpjekjet ishin “shkelje e qartë” e rezolutës së Kombeve të Bashkuara dhe paralajmëroi masa të tjera më të ashpra ndaj Penjanit.

Kapiteni Jeff Davis, një zëdhënës i Pentagonit, tha se të testi me gjasë ishte një raketë mobile rrugore, marrë parasysh faktin se ishte lëshuar nga një lokacion që zakonisht nuk përdoret për lëshime raketore balistike.

Testi, i cili ishte programuar për ta festuar ditëlindjen e themeluesit të vendit komunist, vjen pas testit të katërt bërthamor që nga janari, si dhe pas një testi raketor të muajit shkurt, i cili u pasua me sanksione të reja nga Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG