Ndërlidhjet

Anulohet edhe një seancë në parlamentin e Irakut


Kryetari i Parlamentit të Irakut, Salim al-Jabouri,14 prill 2016

Kryetari i Parlamentit të Irakut, Salim al-Jabouri,14 prill 2016

Parlamenti i Irakut ka anuluar një seancë për reformat kundër korrupsionit, në kohën e thellimit të krizës politike që i ka zënë institucionet shtetërore.

Seanca është e treta me radhë që po anulohet këtë javë, derisa politikanët po grinden rreth një plani për të emëruar teknokratët në kabinetin e kryeministrit Haider al-Abadi, nëpërpjekje për të frenuar korrupsionin.

Zyra e kryetarit të Parlamentit, Salim al-Jabouri, tha përmes një deklarate se seanca është anuluar pasi “parlamenti nuk u sigurua” nga forcat e sigurisë.

Disa ligjvënës e kanë akuzuar al-Jabourin se ai nuk ka të drejtë ta kryesojë këtë takim.

XS
SM
MD
LG