Ndërlidhjet

‘Letrat e Panamasë’ e shtyejnë drejt dorëheqjes një ministër spanjoll


Jose manuel Soria
Jose manuel Soria

Një ministër i qeverisë spanjolle ka dhënë dorëheqje pas raporteve të dokumentuara se ai ka pasur lidhje me kompanitë jashtë vendit, dhe ka qenë pjesë e skandalit të njohur si “Letrat e Panamasë”.

Ministri i Industrisë, Jose Manuel Soria, është viktima e fundit e zyrtarëve të lartë, emrat e të cilëve u publikuan nga rrjedhja e dokumenteve të një firme nga Panamaja, të publikuara në media të ndryshme nga e gjithë bota.

Transmetuesi spanjoll La Sexta dhe portali i lajmeve El Confidencial raportuan se kishin dokumente që tregonin se Soria kishte një firmë jashtë vendit, bashkë me vëllaun e tij.

Soria, i cili dha dorëheqje të premten, i ka mohuar këto akuza.

XS
SM
MD
LG