Ndërlidhjet

Në Katar sot nis takimi mes vendeve prodhuese të naftës


Ilustrim
Ilustrim

Vendet prodhuese të naftës do të takohen sot në Katar, për të diskutuar rreth mundësive të ngrirjes së prodhimit të naftës, me qëllim të rritjes së çmimeve globale.

Takimi në Doha mbledh 15 vende, shumica e të cilave janë anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, e njohur si OPEC, por edhe disa prodhues të tjerë, që nuk janë pjesë e OPEC-ut, siç është Rusia.

Teherani thotë se nuk do të dërgojë ndonjë përfaqësues në Doha, pasi eksportuesi më i madh i naftës në botë, Arabia Saudite, është zotuar se nuk do ta nënshkruajë asnjë marrëveshje për ngrirje të prodhimit të naftës, nëse Irani nuk e bën një gjë të tillë.

Irani nuk pajtohet me propozimin për ngrirjen e prodhimit të naftës, në nivelet e janarit, pasi prodhimi i tij është ende nën nivelet e periudhës para sanksioneve.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar kundër pritjeve të mëdha nga bisedimet në Doha, duke thënë se takimi do të ketë ndikim të “limituar” në furnizimet me naftë.

XS
SM
MD
LG