Ndërlidhjet

logo-print

Në Japoni vazhdon kërkimi i të mbijetuarve nga tërmeti


Pas tërmetit të 15 prillit në Japoni

Pas tërmetit të 15 prillit në Japoni

Në Japoni sot janë shtuar operacionet e kërkimit për të mbijetuarit e tërmeteve, pasi autoritetet kanë urdhëruar mbi 250 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të frikës nga tërmete të tjera të mundshme.

Tërmeti prej 7.3 shkallësh ndodhi mëngjesin e së shtunës, duke lënë të vrarë të paktën 32 njerëz dhe mbi 1,000 të tjerë të lënduar. Si pasojë e tërmetit, janë shkatërruar shtëpi, rrugë e ura.

Ky ishte tërmeti i dytë me radhë qëgoditi provincën Kumamoto, në ishullin Kyushu, brenda 30 orësh. Tërmeti i parë, që ndodhi më 14 prill, la të vrarë nëntë njerëz.

Autoritetet thonë se mbi 200 mijë shtëpi kanë mbetur pa rrymë, ndërsa më shumë se 420 mijë shtëpi pa furnizim me ujë.

Rreth 20 mijë ushtarë janë dërguar në zonë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

XS
SM
MD
LG