Ndërlidhjet

Afganistan: Më pak të vrarë, por më shumë më lënduar


Ilustrim
Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë raportuar për 600 civilë afganë të vrarë nga lufta në vend, në çerekun e parë të këtij viti, një ulje prej 13 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të para një viti.

Shifrat e fundit të lëshuara sot nga Misioni Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan gjithashtu tregojnë se numri i civilëve të lënduar është 11 për qind më i lartë sesa periudhën e njejtë të vitit të kaluar, me mbi 1300 raste më shumë.

Raporti thotë se luftimet intensive në zonat e banuara kanë shtuar për 29 për qind numrin e viktimave fëmijë dhe 5 për qind viktimat femra.

Në raport thuhet se 60 për qind e viktimave ishin shkaktuar nga forcat antiqeveritare, por theksoi një ngritje të rasteve të shkaktuara nga forcat e sigurisë, dhe nga përdorimi i armëve shpërthyese, sikurse mortajat dhe granatat.

Këto të dhëna vijnë disa ditë pasi talibanët paralajmëruan fillimin e “sezonit pranveror” të luftimeve.

XS
SM
MD
LG