Ndërlidhjet

Shumica e gjermanëve e kundërshtojnë vendimin e Merkelit për komedianin


Kancelarja Angela Merkel (majtas) dhe komediani gjerman, Jan Boehmermann

Kancelarja Angela Merkel (majtas) dhe komediani gjerman, Jan Boehmermann

Dy të tretat e gjermanëve e kundërshtojnë vendimin e kancelares Angela Merkel për t’i lejuar prokurorët që të hapin një rast kundër komedianit gjerman, i cili përqeshi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tregon një sondash i publikuar sot.

Merkel e bëri të ditur këtë vendim të premten, pasi Erdogani kishte kërkuar nga Gjermania që të ngrisë akuza kundër Jan Boehmermann, pasi ai kishte lexuar një poemë të ashpër satirike për liderin turk gjatë programit të tij televiziv, të transmetuar në televizionin gjerman, ZDF.

Një nen i Kodit Penal Gjerman ndalon ofendimet kundër liderëve të huaj, por ia lë në dorë qeverisë që të vendosë nëse autoritetet mund të hetojnë raste të tilla.

Sonazhi i sotëm nga Emnid, i porositur nga gazeta Bild, tregon se 66 për qind e të anketuarve e kundështojnë vendimin e Merkel për t’i lejuar prokurorët që të hetojnë këtë rast. Vetëm 22 për qind e tyre thanë që ajo ka të drejtë, ndërsa 12 për qind u deklaruan të pavendosur.

Emnid ka anketuar 500 njerëz për këtë temë, të premten pasdite.

XS
SM
MD
LG