Ndërlidhjet

Qindra protestues kërkojnë reforma në Irak


Pamje nga një protestë e mëhershme, Mars 2016
Pamje nga një protestë e mëhershme, Mars 2016

Qindra protestues shiitë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në qendër të Bagdadit, duke bërë thirrje për reforma.

Protestuesit u mblodhën sot në sheshin Tahrir, duke thirrur: “Po, Po për Irakun; Jo, Jo për korrupsionin”.

Kleriku i fuqishëm shiit, Moqtada al-Sadr kishte organizuar një protestë dyjavore në muajin mars, jashtë Zonës së Gjerlbër të Bagdadit, ku edhe ndodhet qeveria e vendit.

Iraku ka disa javë që po përballet me krizën politike, që lidhet me përpjekjet e kryeministrit Haidar al-Abadit për ta zëvendësuar kabinetin e tij të ministrave që kanë lidhje me partinë, me një qeveri teknokratësh.

Abadi thotë se kriza mund ta rrezikojë fushatën kundër grupit të Shtetit Islamik, i cili kontrollon një pjesë të madhe të territorit në veri dhe perëndim të vendit.

XS
SM
MD
LG