Ndërlidhjet

Shpërthejnë luftimet në veri të Afganistanit


Luftimet në Kunduz, Afganistan, 17 prill 2016
Luftimet në Kunduz, Afganistan, 17 prill 2016

Luftime të ashpra kanë shpërthyer në qytetin verior afgan të Kunduzit, për të tretën ditë me radhë, përderisa forcat qeveritare zmbrapsën sulmet e talibanëve.

Disa qindra militantë talibanë sulmuan Kunduzin, më 15 prill, një qytet ky i rëndësishëm në veri të Afganistanit.

Por, sot, kryengritësit shpeshtuan sulmet e tyre në disa distrikte rreth Kunduzit, në përpjekje për ta rimarrë qytetin që e kishin pushtuar shkurt vitin e kaluar.

Shefi i policisë në Kunduz, Qasim Jangalbagh, i tha Reutersit se militantët gjatë natës kanë sulmuar disa pika kontrolli të policisë në distriktin Chardara, në periferi të qytetit, aty ku kryengritësit kishin pasur bazën gjatë sulmeve të vitit të kaluar.

Ai tha se forcat qeveritare zmbrapsën një sulm të madh në Charkh Ab, në lindje të Kunduzit.

Policia në Kunduz tha se 49 ushtarë talibanë janë vrarë dhe 61 të tjerë janë lënduar gjatë 24 orëve të fundit.

XS
SM
MD
LG