Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i të vrarëve nga tërmeti në Ekuador


Ekuador, 17 prill 2016

Ekuador, 17 prill 2016

Qeveria e Ekuadorit thotë se shifra e njerëzve të vrarë nga tërmeti prej 7.8 shkallësh, që goditi të shtunën vonë këtë shtet të Amerikës së Jugut, ka arritur në të paktën 272 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë raportohet se janë lënduar.

Autoritetet thonë se kanë frikë që kjo shifër mund të rritet, pasi shumë viktima mendohet se janë zënë nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 28 kilometra në jug të qytetit bregdetar të Muisnes dhe ai u ndie deri në kryqeqytetin Quito, rreth 150 kilometra larg nga ajo zonë.

Në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil, rrënojat u shpërndanë rrugëve dhe disa ndërtesa u rrëzuan pjesërisht.

Presidenti Correa deklaroi emergjencë shtetërore, si dhe ndërpreu udhëtimin e planifikuar për në Vatikan.

Qeveria tha se ky tërmet është më i keqi që nga viti 1979, kur 600 njerëz patën mbetur të vrarë e mbi 20 mijë të tjerë të lënduar.

XS
SM
MD
LG