Ndërlidhjet

Shteti Islamik me buxhet 30 për qind më të ulët se para 15 muajve


Evakuimi i familjeve në qytetin Heet, Irak, 14 prill 2016

Evakuimi i familjeve në qytetin Heet, Irak, 14 prill 2016

Një firmë që merret me analiza, me bazë në SHBA, thotë se të ardhurat e grupit të Shtetit Islamik kanë rënë për rreth 30 për qind në 15 muajt e fundit, duke e përshkruar këtë rënie si kërcënim për sundimin e tyre afatgjatë në të vetë-shpallurin ‘kalifat’.

Në një raport të lëshuar sot, firma IHS thonë se të ardhurat e grupit terrorist kanë rënë në muajin mars në 56 milionë dollarë, nga 80 milionë në muaj, sa kishin në mes të vitit 2015.

Në raport thuhet se prodhimi ditor i naftës në zonat e kontrolluara nga IS-i ka rënë në 21 mijë fuçi nga 33 mijë, gjatë të njëjtës periudhë kohore, pasi objektet e prodhimit pësuan dëme nga sulmet ajrore.

Ndërkohë, militantët e Shtetit Islamik kanë humbur 22 për qind të territorit të tyre në Siri dhe Irak dhe tani i sundojnë mbi 6 milionë njerëz, në vend të 9 milionëve, që nënkupton se baza e mbledhjes së taksave nga ky grup është zvogëluar.

Si pasojë, ata kanë paraqitur tatime të reja për aktivitete, siç është instalimi i pajisjeve satelitore, apo daljet nga qyteti.

XS
SM
MD
LG