Ndërlidhjet

logo-print

Sot ndahen çmimet prestigjioze Pulitzer


Fotografi e James Hill, fitues i shumë çmimeve, përfshirë edhe çmimin Pultizer

Fotografi e James Hill, fitues i shumë çmimeve, përfshirë edhe çmimin Pultizer

Fituesit dhe finalistët e nominuar për vitin 2016, për çmimin prestigjioz Pulitzer, do të mësohen sot në New York.

Çmimet Pulitzer konsiderohen si shpërblimet më të lakmuara në gazetarinë amerikane. Ky çmim nderon arritjet në gazetarinë e shtypit dhe atë online, e poashtu edhe arritjet në letërsi dhe komponim të muzikës.

Çmimet ndahen çdo vit në 21 kategori të ndryshme. Në 20 prej kategorive, shpërblimi konsiston në ndarjen e një certifikate dhe shume parash prej 10 mijë dollarësh.

Fituesi i kategorive për shërbime publike në gazetari, i cili zakonisht shkon te organizatat mediale, e jo te individët, pranon një medalje të artë.

Kategori të tjera të çmimeve përfshijnë gazetarinë hulumtuese, raportimin ndërkombëtar dhe kombëtar, raportimin e lajmeve të përgjithshme, reportazhet, komentet, karikaturat dhe fotografinë.

Letërsia përfshin poezinë, dramën, biografinë, historinë, fiksionin dhe novelën.

Kjo ceremoni, e administruar nga Universiteti Columbia në New York, këtë vit shënon 100 vjetorin e ndarjes së çmimeve.

XS
SM
MD
LG