Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata Supreme sot dëgjon argumenet për urdhërin e Emigracionit të Obamës


Ndërtesa e Gjykatës Supreme në Washington D.c, SHBA

Ndërtesa e Gjykatës Supreme në Washington D.c, SHBA

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet t’i dëgjojë sot argumentet lidhur me një urdhër qeveritar të presidentit Barack Obama, i cili ka për qëllim mbrojtjen e miliona migrantëve ilegalë nga deportimi.

Rasti mund të ketë ndikim në politikat amerikane të Emigracionit dhe ka të ngjarë se do të rindezë debatin e emigracionit në fushatën zgjedhore presidenciale të SHBA-së.

Një Gjykatë e Ulët ka hedhur poshtë këtë urdhër qeveritar, të cilin Obama e nënshkroi në vitin 2014, kur ai tha se Kongresi ka dështuar në kalimin e reformave të nevojshme në sistemin amerikan të Emigracionit.

Ky urdhër do të parandalonte deportimin dhe do të lëshonte leje pune për shumë persona që nuk janë shtetas të SHBA-ve dhe nuk kanë dokumente, fëmijët e të cilëve kanë lindur në tokën amerikane.

Sipas ligjit amerikan, çdo person që ka lindur në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës automatikisht konsiderohet qytetar amerikan.

Argumentet pritet të fokusohen në dilemat nëse urdhëri i Obamës ka nevojë për aprovimin e Kongresit, nëse programet e zgjeruara nga ky urdhër janë të ligjshme sipas ligjit federal, dhe nëse qeveritë e shteteve amerikane kanë të drejtë ta padisin qeverinë federale për mënyrën se si i zbaton ligjet.

XS
SM
MD
LG