Ndërlidhjet

logo-print

Rebelët sirianë thonë se do t’i luftojnë forcat qeveritare


Ilustrim

Ilustrim

Fraksionet rebele siriane thonë se janë duke e përgatitur një “betejë” të re kundër forcave qeveritare, si përgjigje kundër ‘shkeljes’ së marrëveshjes për armëpushim në Siri.

Grupet, të cilat përfshijnë fraksione që luftojnë nën flamurin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe grupit islamist, Ahrar al-Sham, thanë sot përmes një deklarate se ata do të përgjigjen ‘me forcë’ kundër çfarëdo njësie ushtarake që ka gjuajtur në drejtim të civilëve.

Deklarata tha se grupet se po përgatisin “operacione të përbashkëta për ta nisur betejën”, por nuk dhanë lokacione gjeografike për betejën e re.

Një ndalim i pjesshëm i armiqësive po mbahetnë Siri që nga fundi i muajit shkurt, por ka pasur eskalim të luftimeve, kryesisht rreth qytetit të Aleppos. Sulme të fuqishme ajrore gjithashtu janë raportuar në afërsi të Homsit.

XS
SM
MD
LG